Lajmet e fundit

Paris Hilton është viktimë e një hakereje, e cila i ka vjedhur qindra mijëra dollarë dhe disa fotografi nudo.
Gruaja e quajtur Paytsar Bkhchadzhyan ishte aktive që nga viti 2015 e deri me 2017 dhe vodhi nga Paris dhe dy njerëz të tjerë.
Sipas raportimeve, ajo e hakoi llogarinë bankare të Paris dhe i shfrytëzoi për të bërë rezervime ne hotelin e saj për ahengun e natës së vitit të ri në Hollywood Roosevelt Hotel, duke i harxhuar 40.000 dollarë vetëm gjatë asaj mbrëmjeje.
Sipas organeve të rendit që po merren me këtë rast, Paytsar ia vodhi edhe fotografitë nudo të bukuroses nga llogaria e iCloud, por është ende e paqartë se çfarë ka bërë me to. Ajo gjithashtu ka arritur ta hakojë edhe babain e Paris, Rick Hilton dhe motrën Nicky, në tentativë për të zbuluar më shumë fjalëkalime të llogarive të tjera që i përkisnin të pasurës Paris.
Hakerja është kapur në vitin 2017 dhe u shpall fajtore për mashtrim bankar, ndërsa të hënën pritet të marrë dënimin nga gjykata.