Lajmet e fundit

Mëngjesin e nesërm e fillojmë me art. Gazetari Kron Sadiku, ua sjelle profilin e aktores Arta Selimi, e cila tregon për rolet, përgjegjësitë, vështirësitë dhe kënaqësitë që na sjellë fusha e aktrimit.
Si çdo të mërkure, gazetari Milot Hasimja ju shëtit në periudha të ndryshme kohore përmes rubrikës memoir.
Ndërsa është gazetarja Shpresa Sekiraqa ajo e cila na sjellë një familje sportistësh, që të gjithë të dhënë pas sportit të tenisit! Por është ylli i familjes, Blearta Ukehaxhaj, ajo e cila i sjell medalje e çmime jo vetëm rrethit te saj te ngushte por edhe gjithë Kosovës. Si është të jetosh në një familje teniserësh e kuptoni vetëm nesër!
Ora 7 ju dëshiron një ditë të mbarë.
https://www.facebook.com/Ora7Official/videos/1247165935419415/