Lajmet e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në një emision televiziv në Shqipëri i është përgjigjur me sportivitet të gjitha pyetjeve që i bënin fëmijët pjesëmarrës, të cilët herë pas here ishin edhe mjaft ngacmues.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte përgjigja e pyetjes se nëse do të dëshironte një vajzë apo një djalë.
“Ajola këtë vit përfundon doktoraturën dhe jemi gati për një fëmijë… të jetë vajzë apo djalë nuk ka rëndësi” – u përgjigj Veliaj.
Epo, duket se nga çifti i njohur brenda vitit do të kemi lajme të mira.