Lajmet e fundit

Princi Harry i kërkoi Princit William që të jetë shoqëruesi i tij në dasmën me Meghan Markle më 19 Maj.
"Duka i Kembrixhit është i nderuar që i është kërkuar kjo gjë dhe është shumë i lumtur që ta mbështesë vëllanë e tij gjatë kësaj dite të rëndësishme", thuhet në deklaratën e Pallatit Kensington.
Ju rikujtojmë se edhe Princi William zgjodhi Princin Harry si shoqëruesin e tij kryesor në dasmën e tij me dukeshën Kate Middleton në vitin 2011.