Lajmet e fundit

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kërkojnë nga Serbia hetimin dhe ndjekjen e krimeve të luftës dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Sipas kësaj organizate, Amerika mund të luajë një rol thelbësor në nxitjen e autoriteteve serbe për të trajtuar shqetësimet serioze dhe të vazhdueshme për të drejtat e njeriut.
Në një letër të nënshkruar nga Hugh Williamson, drejtor i kësaj organizate për Evropën dhe Azinë, tërhiqet vëmendja në mosndëshkimin e krimeve të luftës, ndjekja e të cilave në Serbi është penguar nga mungesa e vullnetit politik, mekanizmave të dobët për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe në atë që duket të jetë mbrojtje e zyrtarëve të lartë të përfshirë në krime të rënda.
Organizata thekson se ndër rastet më të rënda është dërgimi i mbi 900 trupave të shqiptarëve nga Kosova në Serbi dhe rivarrimi i tyre në varreza masive, përfshirë edhe qendrat e stërvitjes së policisë. Disa nga personat e dyshuar si të përfshirë në këtë krim janë përmendur edhe në Hagë gjatë procesit gjyqësor kundër shefit të policisë serbe Vlastimir Gjorgjeviç, por, deri tash asnjë nuk është akuzuar.
HRW poashtu vë theksin tek hetimi i vrasjes së vëllezërve Bytyçi, tre shtetasve amerikan me prejardhje nga Kosova, që u ekzekutuan në vitin 1999. Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi