Lajmet e fundit

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee është takuar me kryeparlamentarin, Kadri Veseli.
Para takimit me të parin e Kuvendit, zyrtari i lartë amerikan është takuar edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Të dyja këto takime janë të mbyllura për media, njofton Klan Kosova.
Në ndërkohë, Brian Yee do të takohet gjatë ditës së sotme edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj, takim që poashtu pritet të jetë i mbyllur për mediat.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë vjen pas vizitës së djeshme të tij në Serbi.
Zyrtarëve atje ai ua bëri të ditur qëndrimin e SHBA-së se nuk mund të qëndrojnë ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra-tjetrës.
Kësisoj, zyrtari i lartë amerikan komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën.