Hoxhë Enes Mazllami, ka mbajtur ligjëratë kushtuar festës së Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli në Pejë”.
“Allahu dëshiron që ju t’i plotësoni ditët e agjërimit, ta madhëroni atë për udhëzimin që ua ka dhënë dhe të bëheni falënderues ndaj mirësive të tij. Allahu meriton të falënderohet pa ia nda, ditë e natë, e çdo çast. Këto ditë që i kaluam janë begati dhe mirësi e Allahut, të cilat na i mundësoi neve që t’i arrijmë deri në fund”, tha hoxhë Mazllami.
“Allahu të falënderohet dhe të madhërohet, për zbritjen e Kuranit. Allahu na i dërgoi pejgamberin tonë, pishtar për të gjithë njerëzimin. Allahu e zbriti Kuranin bashkë me të, udhëzues për mbarë njerëzimin. Kush e ndjek Kuranin, kush i ndjek udhëzimet hyjnore në Kuran, do të shpëtojë në këtë botë”, tha ai nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
“Të nderuar besimtarë, Allahu falënderohet me gjuhë, duke e përmendur dhe duke i qenë falënderues ndaj mirësive, e sidomos në këto ditë të mëdha. Myslimanët e madhërojnë Allahun për një gëzim të madh, e ai është gëzimi që kanë arritur ta përfundojnë këtë ibadet të madh”, shtoi ai. /klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=klpvgUmDTms
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.