Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’ dhe se opsioni i vetëm për Kosovën është orientimi euroatlantik.
“Ideja e Serbisë për një treg të përbashkët rajonal është tendencë anti-europiane për ta çorientuar dhe dominuar rajonin, si dhe zgjatur ndikimin e Rusisë. Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’, model ky që ka dështuar në të kaluarën dhe ka rezultuar në luftëra të dhunshme.Opsioni i vetëm është orientimi euroatlantik”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter, transmeton Klan Kosova.