Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
“Ky është një lajm i mirë për Kombet e Bashkuara dhe demokracinë në komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter, njofton Klan Kosova.
Këshilli i Sigurimit ka emëruar sot edhe zyrtarisht Sekretarin e ri të Përgjithshëm të OKB-së derisa Asambleja e Përgjithshme pritet të mblidhet javën e ardhshme për të miratuar emërimin e 67-vjeçarit Guterres.