Lajmet e fundit

Sonte i ftuar në Zonën e Debatit është Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, me të cilin është duke u diskutuar në lidhje me postin e ri të tij si kreu i diplomacisë kosovare, njëkohësisht dhe për publikimin e librit "Ngritja e një shteti".
Në fillim u diskutua në lidhje me librin e tij “Ngritja e një shteti”, për të cilin tregoi se pse pikërisht vendosi që ky libër të ketë këtë titull.
“Tema kryesore e librit është ngritja e Kosovës. Mirëpo libri mbi të gjitha merret me ngritjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovë meqë ngritja e Kosovës ishte dramatike me rrethana shumë të veçanta të cilat e bëjnë Kosovën unike në histori të shtetndërtimit, pas përfundimit të librit erdha në konkuzion që titulli më i saktë ishte ngritja e një shtetit”.
Hoxhaj, tregoi se çka përmban libri i tij “Ngritja e një shteti”.
“Pse është ngritja e një shteti ka të bëjë me atë që është një përshkrim dhe analizë se si rruga e shtetndërtimit të Kosovës është e veçantë dhe ende është rrugë e veçantë ngaqë nuk jemi pjesë e BE-së. Këtu trajtohet edhe kjo temë, raportet me shtetet anëtare, rruga drejtë BE-së, shtetet të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës”.
“Në këtë libër më shumë shprehet një vizion strategjik në një rrafsh intelektual”.
“Ne jemi në një botë ku nuk dihet si do të jetë e nesërmja, dhe në këtë botë të zhvillimeve të shpejta, vizioni i një shteti të vogël duhet të jetë strategjik dhe ky libër ofron atë se si duhet Kosova të sillet sot dhe si do të duhej të sillej në marrëdhënie ndërkombëtare”.
“Unë këtu tregoj rrugën që duhet ta ndjekë Kosova në njohjen e saj, rrugën e rregullimit të marrëdhënieve me Serbinë, dialog ky që duhet të kaloj në fazën e dytë (jo vetëm marrëveshje teknike por edhe nënshkrimi i Traktatit të Paqes)”
“Duhet të kemi një partneritet strategjik, jo vetëm me Shqipërinë, mirëpo një komunikim më të thellë me Kroacinë, Maqedoninë e Malin e Zi”.
“Gjithashtu libri i kushton vëmendje edhe një partneriteti me ShBA-të”.
“I kam kushtuar një vëmendje viteve të 90-ta negociatave në Vjenë dhe pakos së Ahtisarit”.
“Mirëpo pjesa kryesore e librit trajton temat si politika e jashtme e Kosovës. Kam menduar që politika e Kosovës mund të jetë normale si vendet e tjera të Evropës mirëpo kur nuk ke ekonomi të zhvilluar krejt çka ke është diplomacia dhe këtu tregoj rrugët diplomatike që duhet të ndjekë Kosova”.
“Politika e jashtme është një lojë (po e quaj kushtimisht), dhe është zgjatje e politikës së brendshme”.
“Përpjekja e librit është krijimi i një kornize intelektuale se si mund të kuptohet politika e jashtme e një shteti të ri siç është Kosova”.