Lajmet e fundit

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Hoxhaj ka bërë të ditur se me Lajçak kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan të krijuar pas luftës në Ukrainë, njofton Klankosova.tv.
"Takova mikun tim Miroslav Lajçak në "GLOBSEC" dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë", ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
https://twitter.com/enver_hoxhaj/status/1532997357008191488?s=21&t=fTIR_oneIijIxVljlemkYw