21.05.2017 · përditësuar para 3357 dite1 min lexim
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka ardhur koha për Fillimin e ri. Ai tutje tregoi se vendi ka nevojë për bateri të fuqishme.
“Spoti është i saktë. Vendi ka nevojë për bateri të fuqishme dhe këto bateri mund t’i ofrojë vetëm Fillimi i ri”.
“Çka dua të them është se koalicioni që simbolizohet përmes këtij spoti - është koalicion parimor, pasi kemi pika të përbashkëta programore. Është perëndimor sepse subjektet politike të koalicionit kanë qenë aleatë të perëndimit”.
Kështu ka thënë Hoxhaj në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur reagimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për sportin e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Më duket që gjuha është e vjetruar. Vendi ka nevojë për lidership të ri dhe besoj që me 12 qershor bateritë e reja do të jenë funksionale”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.