Lajmet e fundit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, iu ka bërë thirrje shërbyesve civilë që të rrinë të qetë dhe se nuk do të largohen nga puna në rast se koalicioni i tyre vjen në pushtet, njofton Klan Kosova.
Ai tha se partitë e këtij koalicioni do të takohen edhe në ditët e ardhshme që të merren vesh në përafrimin e pikave programore.
“Nuk ka të bëjë kjo që dikush duhet larguar nga puna apo për arsye politike të penalizohet”, tha Hoxhaj në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
“Kjo administratë shtetërore është ndërtuar me shumë mund në këto 17 vjetët e fundit, ka njereëz briliantë, ka njerëz që ndoshta për arsye të zhvillimit tonë të shpejtë të brendshëm kanë nevoje për trajnime”.
“Nuk ma merr mendja që dikush do ta largojë dikë nga puna. Shërbyesit civilë të jenë të qetë, ta kryejnë punën e tyre sepse askush nuk do të largohet nga puna”, tha Hoxhaj.
“Secili duhet t’i kryejë punët dhe përgjegjësitë që i takojnë”.
“Kemi shërbyes civilë shumë profesional”, ka deklaruar Hoxhaj.