Lajmet e fundit

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ftuar edhe një herë të gjitha subjektet politike që të reflektojnë në raport me dialogun Kosovë -Serbi.
Ai ka bërë me dije se draftrezoluta për dialogun me Serbinë, e cila do të prezantohet sot (e enjte) në takimin me liderët e subjekteve politike, përfshinë interesat shtetërore të vendit dhe pikëpamjet e të gjitha partive politike.
Ai pret që në takimin e së enjtes të marrin pjesë të gjitha subjektet politike që janë ftuar.
“Nuk dua t’i komentoj deklaratat e subjekteve politike. Një gjë e di, se prej z. Veseli ka vendosmëri që të krijojë një konsensus politik, sepse dialogu nuk është vetëm përgjegjësi e jona që jemi në Qeveri, dialogu është përgjegjësi edhe e atyre që janë në opozitë. Ne presim të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, përndryshe qytetarët e Kosovës duhet ta bëjnë dallimin se kush është i interesuar ta përmbyllë këtë temë dhe kush është i interesuar ta vazhdojë politiken e status quos dhe të qëndrojë në vend”, është shprehur Hoxhaj.