Lajmet e fundit

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se janë takuar këto ditë edhe me partnerët e koalicionit AAK-në dhe Nisma-n për ta harmonizuar programin qeverisës.
“Ky program do të votohet. Janë 70 veprime konkrete dhe programi është sikur ta përshkruanim studion, nga temat shumë politike deri të reformat e mëdha ekonomike, apo ato me politikë të jashtme”, ka thënë Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se kanë krijuar koalicionin në mënyrë që menjëherë pas zgjedhjeve të arrijnë të formojnë qeverinë dhe në vend të mos përsëritet situata e vitit 2014.
Hoxhaj ka pasur më tej fjalë të mira për Ramush Haradinajn.
“Kandidati Haradinaj e ka energjinë fuqinë, mbështetjen që të bëjë ndryshime të mëdha”, ka thënë Hoxhaj në Magazina Zgjedhore.
“Ne kemi dashtë që përmes një koalicioni parazgjedhor të kemi një qeverisje të fortë”, ka shtuar ai.