Lajmet e fundit

Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajn e priti në Brunei, Sulltani i këtij vendi, Haxhi Hassanal Bolkiah.
Në këtë takim, Hoxhaj tha se i shprehu nikoqirit vullnetin e Kosovës për t’i forcuar lidhjet mes të dyja shteteve.
Pas sulltanit, Hoxhaj ka takuar edhe homologun e tij, Pehin Dato Lim. Ky i fundit tha se pret që marrëdheniet diplomatike të shkojnë një shkallë më tej, njofton Klan Kosova.
Hoxhaj po qëndron në kontinentin e Azisë prej disa ditësh derisa një ditë më parë ai ka vizituar edhe Singaporin.
Kronikë nga Mejreme Gashi.