Lajmet e fundit

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova, ka kërkuar nga institucionet që të hartojnë një plan konkret për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga Raportit i Komisionit Evropian, i publikuar dje në Strasburg.
Apostolova pasi i dorëzoi këtë raport zëvendëskryeministrit Evner Hoxhaj, shtoi se Kosova ka bërë përparim muajve të fundit mirëpo ka ende punë për të bërë.
“Ka qenë vit sfidues viti 2017. Kosova ka bërë progres në çështjet që ne i kemi rekomanduar sidomos në pjesën e ligjit që është shumë e rëndësishme për Kosovën”.
“Ne u pajtuam me zv.kryeministrin të fillojmë të punojmë në krijimin e një plani për të gjeturat kryesore të raportit për Kosovën, të cilat duhet të kenë progres të shpejt në mënyrë që Kosova të jetë pjesë e Evropës”.
Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, tha se Qeveria e Kosovës e ka marr seriozisht raportin e Komisionit Evropian dhe sa do të marrë për bazë rekomandimet e dhëna.
Hoxhaj tha se pritja kryesore që ka Kosova është liberalizimi i vizave,
“Kisha një takim me zonjën Apostolova. Pranova raportin meqenëse kryeministri Haradinaj nuk ishte në Kosovë”.
“Kam dy mesazhe kryesore ne si Qeveri e Kosovës e marrin shumë seriozisht këtë raport dhe do ti zbatojmë të gjitha kërkesat dhe të gjeturat që kanë dalë nga ky raport”, raporton EO, transmeton Klan Kosova.
“Pritja kryesore që ka Kosova është liberalizimi i vizave dhe gjuhë në këtë raport është gjuhë premtuese ka një vlerësim pozitiv dhe neve na duhet të bëjmë punë brenda vendit dhe të lobojmë në vendet e BE-së”.