Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka folur për rastin e arrestimit të drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës nga ana e autoriteteve serbe, Nehat Thaçit.
Kryediplomati kosovar me këtë rast tha se arrestimi i Thaçit, është veprim politik i papranueshëm.
Shefi i diplomacisë kosovare njëherit ka bërë me dije se është formuar një Task-Forcë për ta mbështetur drejtorin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Poashtu, Hoxhaj foli edhe për ndalesën që i është bërë drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
“Jemi të gatshëm që edhe në të ardhmen..nëse Gjuriq sillet në këtë formë të sillemi në mënyrë të njëjtë", tha ai, transmeton Klan Kosova.