02.02.2016 · përditësuar para 3833 dite1 min lexim
Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, po qëndron në SHBA ku ka marrë pjesë në forumin “ISIS – një problem global” të organizuar nga Komiteti i Forcave të Armatosura të Senatit amerikan, njofton Klan Kosova.
Për këtë takim Hoxhaj ka njoftuar edhe në llogarinë e tij në Twitter, ku ka publikuar edhe një fotografi.
“Në debatin e Senatit amerikan duke diskutuar për rrezikun global nga ISIS-i. Potencova se kundër kësaj organizata ne duhet të ndërmarrim masa dhe aksione parandaluese”, ka shkruar Hoxhaj.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.