01.04.2017 · përditësuar para 3409 dite1 min lexim
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kundërshtuar sërish idenë e tregut paralel rajonal të përbashkët që po përkrahet nga Shqipëria dhe Serbia, njofton Klan Kosova.
Deri tek kjo deklaratë ka ardhur pas një takimi sot në Prishtinë me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave e cila do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit
"Me Kryeministrin Isa Mustafa sot shënuam anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave që do të kontribuoj në zhvillimin tonë ekonomik”, shkruan Hoxhaj në Twitter.
Derisa shton se “për Kosovën, asnjë treg i përbashkët paralel në rajon nuk do të mund ta zëvendësojë integrimin tonë në tregun e përbashkët të BE-së, siç parashihet në MSA”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.