30.01.2021 · përditësuar para 2009 dite1 min lexim
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një vizitë në Komunën e Podujevës.
Sipas tij, si parti e dalë nga lufta mbrojtëse çlirimtare, PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit dhe jo e degradimit, njofton Klan Kosova.
"Mikpritje e përzemërt sonte në Podujevë. Rimëkëmbja po rritet çdo ditë dhe kudo në Kosovë. I lumtur me përkrahjen e të gjitha gjeneratave dhe profesionistëve, që janë rreshtuar me vizionin e PDK-së për shtet që u shërben të gjithëve".
"Si parti e dalë nga lufta mbrojtëse çlirimtare, PDK-ja është garancia e vazhdimësisë së shtetndërtimit dhe jo e degradimit. Kosova është e fortë, kur PDK-ja është e fortë".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.