21.05.2017 · përditësuar para 3357 dite1 min lexim
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni i krijuar ndërmjet tyre AAK-së e NISMA-s, do të përfundojë procese të rëndësishme për vendin.
“Ajo që neve bashkon, është se si e lexojmë realitetin. Gjatë viteve të fundit AAK dhe PDK e dinë se ky vend është në fazën e fundit të shtet-ndërtimit”.
“Ne duhet ta përmbyllim këtë proces, kush mund të marrë vendime të madh. Mund ta marrë vetëm ky koalicion i njerëzve të profilit të Veselit dhe Haradinajt”.
“Ne mendojmë që do të jemi në gjendje ta plotësojmë sovranitetin tonë, qoftë themelimin e ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese, qoftë përmbylljen e procesit të demarkacionit, qoftë vazhdimit të dialogut me Serbinë – ku duhet të lëvizim në një fazë të re, që do të përfundojnë më anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe njohje e Kosovës nga Serbia”.
Këto komente Hoxhaj i ka bërë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
“Por edhe në ekonomi do të merren reforma dhe të krijohen vende të reja të punës”.
“Ky koalicion do ta hapë një kaptinë të re".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.