Lajmet e fundit

Prioritetet e mëdha të PDK-së për këto zgjedhje lokale ishin Prizreni, Mitrovica e Ferizaj, ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj.
Sipas tij kjo ka të bëj me demografinë, numrin e votuesve dhe me atë se si e sheh PDK-ja zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Prizreni mund të shndërrohet në qendrën më të madhe ekonomike. Mitrovica është qyteti më strategjik, andaj edhe Valdete Idrizi është e duhura. Jemi shumë të bindur që fitorja jonë në Mitrovicë është e pandalshme dhe jam i bindur që votuesit do ta mbështesin PDK-në” është shprehur Enver Hoxhaj, në një intervistë në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Sa i përket koalicioneve të mundshme Hoxhaj ka njoftuar që kjo parti nuk ka ndonjë qëndrim dhe pritet që të marrin vendim në qoftë se do të hyjnë në koalicion në ndonjë komunë dhe me kë.
Veç kësaj Hoxhaj bëri të ditur që janë duke pritur edhe 31 kuti të votimeve nga Prizreni, të cilat nuk janë numëruar ende, e që sipas tij do ta ngushtojnë rezultatin në këtë komunë./klankosova.tv/