Lajmet e fundit

Enver Hoxhaj, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Gazientep të Turqisë duke e cilësuar si “akt terrorist”.
“Jam thellësisht i tronditur dhe e dënoj sulmin e mbrëmshëm terrorist në Gaziantep të Turqisë. Shpreh ngushëllimet e mija dhe qeverisë së Kosovës për jetrat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre. Kosova dhe populli i saj janë përkrah Turqisë dhe solidarizohen në këto momente të vështira”.
Në sulmin që ka ndodh mbrëmë kanë mbetur 30 të vdekur si dhe rreth 90 të lënduar.