Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në lansimin e Strategjisë Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, si dhe Planit të Veprimit 2016 -2020.
Të pranishëm ishin zëvendës ambasadorja e SHBA-ve, Colleen Hyland, Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, Shefja e zyrës UNWOMAN, Flora Macula, si dhe Koordinatori Nacional për mbrojtje nga dhuna në familje, Munir Basha.
Hoxha ka vlerësuar këtë strategji si shumë tё rëndësishme pёr vendin, përderisa shfaqi shqetësimin e saj për numrin e madh tё rasteve tё dhunës ndaj grave.
Tutje ajo tha se deri më tani është krijuar një bazë solide ligjore duke përfshirë këtu edhe ligjin për Kompensim të Viktimave të Krimit, dhe kërkoi bashkëpunim në mënyrë që të gjitha veprimet e kësaj strategjie të jetësohen ne mënyrë sa më efektive.
Veprimet e dala nga kjo strategji, përfshijnë sektorë të ndryshëm dhe zbatimi i tyre bie nën autoritetin e ministrive dhe agjencive.