Lajmet e fundit
Shprehja e dhunës, kanosjes, shpifjes dhe shantazhit janë të njohura në politikën e vendit tonë, të aplikuara nga politika agresive e Vetëvendosjes ndaj institucioneve, janë të mendësisë tipike komuniste"

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar ndaj mesazhit që deputetja Blerta Deliu-Kodra ka marrë nga burri i koleges së saj, Albulena Haxhiu.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook ka thënë se "shprehja e dhunës, kanosjes, shpifjes dhe shantazhit janë të njohura në politikën e vendit tonë, të aplikuara nga politika agresive e Vetëvendosjes", njofton Klan Kosova.
Më tutje ajo këto metoda i ka cilësuar si komuniste dhe pasojë të dhunës si përditshmëri dhe kulturë politike e Lëvizjes Vetëvendosje.