Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim Gretchen Birkle, zëvendës asistenten e Administratorit të USAID-it, Byroja për Evropë dhe Euro-Azi në Uashington, me ç’rast diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.
Hoxha, vuri në pah të arriturat e procesit integrues dhe sfidat e integrimit euro-atlantik, duke vlerësuar progresin e Kosovës në këtë drejtim. Ministrja vlerësoi si tejet të rëndësishme përkrahjen e USAID-it në realizimin e prioriteteve shtetndërtuese, sundimin e rendit dhe ligjit si dhe zhvillimin ekonomik.
“USAID me projektet e veta, është vërtetë përkrahje e fuqishme e qytetarëve amerikan për Kosovën. Shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen SHBA-së dhe të USAID-it, por edhe përkushtimin tonë të plotë për avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, theksoi Hoxha.
USAID, mbetet e përkushtuar në përkrahje të prioriteteve të Kosovës, theksoi Birkle, duke vlerësuar të arriturat e deritashme, transmeton Klan Kosova.