Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Kristian Danielsson.
Ministrja Hoxha në takim ka theksuar përkushtimin që të përshpejtoj dinamika e procesit integrues. Përshpejtimi i kësaj dinamike do të bëhet duke punuar me të gjitha institucionet për përmbushjen e obligimeve që janë pjesë e Agjendës së Reformave Evropiane dhe MSA-së në tërësi.
Danielsson vlerësoi lartë përkushtimin e Ministres Hoxha dhe angazhimin për realizimin e prioriteteve në mandatin e saj ministror, duke theksuar se Drejtoria që ai udhëheq, do ta japë përkrahjen e plotë për Kosovën, në tejkalimin e sfidave integruese.
Ndërkaq, Hoxha theksoi se përfshirja e Kosovës në planet për zgjerim, është e një rëndësie të madhe.
" Qytetarët tanë të jenë të informuar se puna e institucioneve të Kosovës dhe reformat përkatëse po rezultojnë me progres në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Besoj fuqishëm se Kosova duhet të jetë pjesë e planeve për zgjerim dhe të trajtohet barabartë me vendet fqinje”, tha ministrja e Integrimeve duke ftuar institucionet t’i përmbushin kriteret dhe obligimet në këtë proces.
Danielsson vlerësoi angazhimet e tërësishme të institucioneve duke ofruar edhe përkrahjen e mëtejshme të proceseve integruese të Kosovës në realizimin e synimeve dhe konsensusit nacional euro-integrues, transmeton Klan Kosova.