Lajmet e fundit

Kandidati për Kryetar të Gjakovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Fazli Hoxha, ka thënë se problem kyç në Gjakovë është sistemi i arsimit, dhe ka pohuar se Nisma do të sjellë ndryshim në arsim, njofton Klan Kosova.
“Për fat të keq nuk ndodhi diçka pozitive, por negative”, tha Hoxha për qeverisjen e Mimoza Kusari-Lilës në Gjakovë nga viti 2013.
“Kemi hartuar një program qeverisës për katër vjetët e ardhshëm”, tha Hoxha në Info Lokale të Klan Kosovës, duke shtuar se ky program për bazament ka qytetarët me të cilët tha se Nisma është në komunikim të përditshëm.
Problem kyç, sipas Hoxhës, në komunën e Gjakovës është sistemi i arsimit, ku tha se pavarësisht ka mësimdhënës të përgatitur dhe punëtorë, problem në këtë komunë është ndërhyrja politike.
Sipas tij, nepotizmi është shumë i madh në Gjakovë, ku pohoi se burrë e grua janë drejtorë në dy shkolla.
Tjetër plan nga Nisma është që t’ua paguajë qiranë zejtarëve, duke thënë se zejtaria është një vlerë kulturore dhe traditë në Gjakovë.