Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka thënë se reforma në drejtësi është prioritet i saji për vitin në të cilin sapo kemi hyrë.
Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë, ku gjatë fjalimit të saj ka theksuar rëndësinë e zbatimit të agjendës europiane të reformave në drejtësi, duke qenë të përkushtuar që ajo të realizohet sa më parë.
“Gjatë javëve të ardhshme do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit me të gjitha institucionet relevante të sektorit të sundimit të ligjit, që do të jenë pjesë e rishikimit funksional. Qëllimi i këtij procesi është që të rishikohet legjislacioni duke marrë për bazë praktikat më të mira, në mënyrë që të adresohen sfidat dhe vështirësitë në këtë fushë, si dhe të eliminohen mangësitë e mundshme. Reforma në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies prioritet imi për vitin 2017”, ka thënë ministrja Hoxha, njofton zyra për media e këtij dikasteri.
Hoxha e cila udhëheqë me djretësinë në vend, po ashtu në këtë takim ka folur edhe për pezullimin e zyrtarëve publikë të cilët përballen me aktakuza.
“Si pjesë e Agjendës Evropiane të Reformës, grupi punues është themeluar dhe mbajti takimin e parë javën e kaluar. Kjo është bërë në koordinim me zyrën e BE-së dhe bashkëpunëtorët tjerë. Me këtë synojmë që asnjë zyrtar publik me aktakuzë nuk mund të jetë në institucione. Në funksion të kësaj, kam kërkuar informatë zyrtare nga Kryeprokurori i Shtetit për punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë”, ka theksuar ministrja, raporton Klan Kosova.