Lajmet e fundit

Pjesa e dytë e verës së vitit 1999 ishte koha kur nisi së zbatuari marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Por vetëm pak vite më parë nga atëherë, në fakt ishte situatë krejtësisht tjetër.
Grupacione vullnetarësh kishin nisur organizimin për armatim, për t’u kurorëzuar më pas edhe me themelimin e Ushtrisë që do të luftonte agresorin e atëhershëm.
Që të ndodhte kjo, pos organizimit të kujdesshëm, nevojitej edhe sakrificë e madhe, gjë të cilën u detyrua ta bëj edhe Imami i xhamisë së Burojës, Avdyl Krasniqi.
Ai mbylli dyert e xhamisë, për t’iu bashkuar kushtrimit për luftë.
Kronikë nga Arjeta Dragaj