Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka pritur sot në takim një ekip ekspertësh nga Këshilli i Evropës në përbërje nga udhëheqësja e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë Isabelle Servoz-Gallucci si dhe katër ekspertët Elizabeth Sandor-Szalay. Tove H Malloy, Detlev Rein dhe Gori.
Temë e takimit ishte Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, si një nga traktatet me gjithëpërfshirëse e dizajnuar për të mbrojtur të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare.
Hoxha i njoftoi ekspertët e Këshillit të Evropës për hapat konkret që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dhe po ndërmerr në kuptim të trajtimit dhe ofrimit të mundësive për komunitetet që jetojnë në Kosovë, transmeton Klan Kosova.