Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot priti në takim Drejtorin e Përgjithsëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.
Shala e uroi Hoxhën për pozitën dhe detyrat e reja dhe gjithashtu i ofroi bashkëpunim. Ai gjithashtu i tha ministres Hoxha se RTK do të vazhdojë të bëjë informim të paanshëm.
Kurse Hoxha, theksoi se krahas mandatit të saj në Ministrinë e Drejtësisë, do të vazhdojë bashkëpunimin me mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët.
Gjatë këtij takimi, të dy palët vlerësuan si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin e deritanishëm në fusha të ndryshme, me theks të veçantë të fushës së informimit dhe komunikimit me qytetarët në lidhje me të drejtat e tyre dhe u dakorduan që të punohet edhe më tej në forcimin e bashkëpunimit edhe me forma më konkrete.
Ministrja Hoxha, u shpreh se pavarësia dhe mos cenimi i punës së mediave dhe përkrahja e punës së tyre duhet të mbrohen dhe se institucionet janë të vendosura të kultivojnë një frymë të thellë.
Si Hoxha ashtu edhe Shala u dakorduan që gjuha kërcënuese, urrejtëse dhe linçuese duhet të ndalet dhe se klima e krijuar me pasiguri dhe rrezik për qytetarët duhet të dënohet.
Ministrja ftoi organet e sundimit të ligjit që të marrin veprime të shpejta për të gjithë akterët e akteve të dhunshme të javëve të fundit.