Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka filluar kompletimin e stafit të kabinetit të saj politik.
Deri më tani, siç bëhet e ditur në një kumtesë për media, ajo ka emëruar dy këshilltarë.
Në pozitën Shef i Kabinetit, Këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, e cila ka të përfunduar studimet në lëmin e menaxhmentit dhe informatikës. Ajo ka përvojë mbi 15 vjeçare në qeverisje dhe menaxhim, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat.
Ndërkaq, në postin e këshilltarit politik, deri tani është emëruar Edmir Sejdiu, i cili është në përfundim të studimeve post-diplomike në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike.
Poashtu bëhet e ditur se Sejdiu ka përvojë mbi gjashtë vjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe në fushën e arsimit, ndërsa Mrikë Karaqi është e angazhuar si asistente ekzekutive.
Gjatë ditëve në vijim, ministrja e Drejtësisë do të emërojë edhe këshilltarët tjerë të Kabinetit, duke qenë e përkushtuar për fuqizimin e shtetit ligjor, transparencës dhe llogaridhënies, transmeton Klan Kosova.