Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, pas Seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, në kujtimin e 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar se po kujtohet rezistenca dhe flijimi i paparë i Familjes Jashari.
“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot, me Seancë solemne, është shënuar 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari”.
“Mëngjesi i 5 Marsit 1998, ishte dita e kthesës së madhe, dita që u hap porta për lirinë e Kosovës, duke rizgjuar energjitë liridashëse e çlirimtare të një populli por edhe të bashkësisë ndërkombëtare se Kosova meritonte lirinë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.