Lajmet e fundit

Ministrja e Drejtësisë Duhrata Hoxha, të enjten ka thënë se Ministria që ajo drejton, po punon intenzivisht që të realizojë obligimet dhe detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Europiane të Reformave.
Hoxha këtë deklaratë e ka bërë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim dhe Këshillit për Stabilizim Asociim, duke shtuar se Ministria e Drejtësisë po në aspektet përfundimtare organizative për fillimin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ministrja vuri ndër të tjerash, ka thënë se është hartuar projektligji për “Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, i cili pas miratimit nga Qeveria, është në Kuvend.