Lajmet e fundit

Ministrja e Inegrimeve Evropiane Dhurata Hoxha morri pjesë në një debat në Qendrën për Marrëdhënie Trans-Atlantike, pjesë e Universitetit “Johns Hopkins”, ku diskutoi për rrugën evropiane të Kosovës, si pjesë e Strategjisë për Zgjerim.
Hoxha vlerësoi se rruga e Kosovës drejt BE-së nuk ka dilema por është mjaft e qartë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë punë të mirë në përmbushjen e kritereve që kërkohen, sidomos përmes reformave në shumë sektorë.
Ajo theksoi se publikimi i Strategjisë së BE-së për zgjerim, ka shënuar një hap të ri në rrugën integruese të Kosovës dhe se institucionet e Kosovës janë të angazhuara që të shfrytëzojnë këtë momentum dhe të përshpejtojnë rrugën drejt integrimit.
Ministrja gjithashtu potencoi rëndësinë dhe pritshmëritë që kanë për procesin e liberalizimit të vizave, hap i cili do t’i afrojë më shumë qytetarët e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Pjesëmarrës në këtë diskutim ishin kryesisht diplomatë, ekspertë e njohës të çështjeve të Ballkanit të cilët parashtruan pyetje për Ministren Hoxha rreth procesit të integrimit të Kosovës dhe punës së institucioneve në këtë drejtim.