Lajmet e fundit

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendoje gjatë një konference për media ka folur për përgjimet e publikuara në portalin Insajderi ku protagonistë kryesor është deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast Hoxha ka thënë se klani Pronto, ka shtrirë kontrollin edhe mbi Policinë e Kosovës.
"Tash mund të paramendojmë sesi Grabovci e thërret dostin e tij Shpend Maxhunin e urdhëron për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes".
"Kriminelët e klanit Pronto janë edhe kryeprokuror edhe shef policie".
"Qe dy javë qëkur kanë dalë përgjimet nuk ka ndodhur asnjë arrestim, dorëheqja e Grabovcit nuk mjafton", ka shtuar ai, njofton Klan Kosova