Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në punëtorinë kushtuar pjesëmarrjes së Kosovës në Programin e BE-së në Mbështetje të Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme – COSME.
COSME është programi i BE, të parin që Kosova e ka nënshkruar pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kornizë.
Kosova, theksoi Ministrja Hoxha, është e fundit në vendet e rajonit sa i përket një kornize të tillë, dhe kjo kryekëput për arsye politike.
“Kosova nuk ka pasur marrëveshje kontraktuale të asnjë natyre deri në momentin që është nënshkruar Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila pastaj ka hapur derën për nënshkrimin e kësaj marrëveshje kornizë”, theksoi Ministrja Hoxha.
Sivjet, shtoi ajo ne do të nënshkruajmë edhe tre marrëveshje tjera (Evropa për Qytetarët, Evropa Kreative dhe Erasmus+), dhe njërën do ta nënshkruaj në Prill.
Përveç fondeve që investohen në këto programe përmes pagesës së tiketës hyrëse, potencoi Hoxha, duhet punë që të përfitojmë nga to.
Është mirë që po organizohen punëtoritë si kjo sot, theksoi Ministrja, të vetëdijesohen sa më shumë që është e mundshëm të gjithë hisedarët e këtij procesi, në mënyrë që të përfitojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, theksoi ministrja e Integrimit Evropian, transmeton Klan Kosova.