Klan Kosova dhe Oda Ekonomike Amerikane, enkas për finalen e "EURO 2024" Spanjë - Angli, bëri një organizim fantastik në Klan Arena, ku iu bë konak ambasadorëve të shteteve më të fuqishme në botë të akredituar në Kosovë.
Vlerësim të lartë për organizim shprehën dy diplomatët, ai amerikan dhe ai gjerman.
Ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier dhe Jorn Rohde, u shprehën se eventi ishte madhështor.
Spanja arriti të shpallet kampione pasi e mposhti Anglinë me rezultat 2:1.
"Furia e kuqe" mori titullin e katërt në histori.
https://www.youtube.com/watch?v=9_CXGHe4eNk
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.