Një anije komerciale në pronësi greke ka qenë cak i rebelëve të Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen.
Anija e sulmuar në Detin e Kuq po bartte misër nga Brazili në drejtim të Iranit, sipas Komandës Qendrore të ShBA-së dhe Departamentit të Shtetit, raporton CNN.
Kjo ngjan të jetë hera e parë që Houthis kanë shënjestëruar një anije që ka qenë e destinuar drejt Iranit, që siguron mbështetje për grupin rebel që kontrollon pjesë të Jemenit.
Houthis kanë marrë paraprakisht përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se anija ka qenë amerikane.
“Në këtë rast, duket që aktiviteti destabilizues i Iranit ka rrezikuar sigurinë ushqimore të qytetarëve të Iranit”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së.
Anija transportuese nuk ka qenë subjekt i sanksioneve amerikane për shkak se ka qenë duke bartur misër.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.