Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka bërë vizitë në Panairin e Librit.
Është edicioni i 19 i këtij panairi që organizohet në kryeqytet.
Hoti aty ka blerë disa libra, kryesisht të fushës prej nga vjen – ekonomisë, njofton Klan Kosova.
Ai ka bërë thirrje që të lexohet më shumë, sidomos ndër të rinj dhe ka thënë se ata duhet të lexojnë krahas teknologjisë.
Hoti po ashtu ka paralajmëruar se është duke përkthyer dy libra që do të ju hyjnë në punë studentëve të UP-së.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.