Lajmet e fundit

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, sot qëndroi për vizitë në Krushë të Madhe të Rahovecit.
Aty kryeministri tha se ka shkuar për të treguar se është pranë familjeve të dëshmorëve dhe të zhdukurve nga ky fshat, në prag të festave të fundvitit.
Hoti bëri vizitë edhe tek Koperativa Bujqësore “Krusha” ku dëgjoi nga afër sfidat dhe vështirësitë që hasin gjatë punës së tyre.
E kryeqeveritari nga aty premtoi se do të ofrojë mbështetje të mëtutjeshme për gratë në biznes në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.