Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti ka vizituar Ipeshkvinë e Kosovës, ku është pritur nga zëvendësi i saj, Don Lush Gjergji.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë themelimi i bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, e sidomos çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO, njofton Klan Kosova.
Hoti ka falënderuar Kishën Katolike të Kosovës për mbështetjen e fuqishme që kjo e fundit i ka dhënë institucioneve të Kosovës pas aplikimit për tu bërë pjesë e këtij institucioni.
Një temë tjetër për të cilën u diskuta në këtë takim, është edhe pjesëmarrja e Kosovës, nëpërmjet Filarmonisë në një koncert i cili mbahet çdo 1 janar në Romë të Italisë.
Këtë ide e ka thënë Don Lush Gjergji, ndërsa ai ka gjetur mbështetjen edhe nga mysafiri i tij zëvendësministri Hoti.