Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka vizituar sot Klinën, nga ku ka thënë se vetëm me LDK-në shteti ka normalitet.
Ai ka shtuar se do t'i përkrahë bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, njofton Klan Kosova.
"Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet! Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët".
"Vullneti dhe entuziazmi i tyre tregonte qartë nevojën për të vazhduar me frymën e shtëpisë sonë politike".
"Do të përkrahim bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.