Lajmet e fundit

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hoti, ditën e dytë të fushatës e ka hapur me një fotografi nga qyteti i Klinës.
Hoti me një filxhan kafe në dorë e ka përshkruar motin si shumë të mirë.
Madje ditën e sotme e ka quajtur verë.
"Verë në Dukagjin".
Hoti sot do të zhvilloj fushatën zgjedhore në këtë rajon.
Kandidati i LDK-së për kryeministër do të jetë në Klinë, Istog, Pejë, Deçan dhe Junik.
Avdullah Hoti si kundërkandidat për të parin e Qeverisë post ky që e ushtron edhe tash do ta ketë:
Albin Kurtin, nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Hoxhajn nga Partia Demokratike e Kosovës, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate.
Ndërkaq kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka shprehur ambicien e tij për të kandiduar për president.