Lajmet e fundit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, përmes një statusi të publikuar në rrjetin social facebook, ka thënë se hija e Albin Kurtit, është ajo e cila do të ndjek pas gjithë jetën, pushtetin kriminal, duke i referuar Qeverisë aktuale, njofton Klan Kosova.
Për më shumë shikoni statusin e tij të plotë.
‘’Për këtë pushtet kriminal, veç hija e Albin Kurtit është e frikshme. Kjo hije do t'i ndjekë pas gjithë jetën, pra do të jetë "piktura" në dhomat e tyre të dyzit. E Albini do të jetë i joni e për ne, përherë'', ka përfunduar Hoti.
Statusi i tij erdhi i shoqëruar me një fotografi, ku paraqet përmes hijes, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, gjatë një fjalimi në një takim mobilizues të kësaj lëvizjeje, njofton Klan Kosova.