Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, priti në takim deputeten dhe kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.
Hoti uroi qytetarët boshnjakë dhe theksoi se Kosova ka një traditë të jashtëzakonshme të bashkëjetesës dhe të harmonisë në diversitet etnik, religjioz e kulturor, njofton Klan Kosova
"Me rastin e 28 shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve, prita znj. Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Unionit Socidaldemokrat (SDU). Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ua uroj këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarëve boshnjakë të vendit. Kosova ka një traditë të jashtëzakonshme të bashkëjetesës dhe të harmonisë në diversitet etnik, religjioz e kulturor", shkroi Hoti në rrjetin social Facebook.