17.02.2018 · përditësuar para 3088 dite1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka uruar të gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e Pavarësisë, njofton Klan Kosova.
Më poshtë urimi i plotë:Urime 10 vjetori i pavarësisë.Në këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohje të thellë për ata që sakrifikuan: të rënëve dhe invalidëve të luftës, të burgosurve gjatë regjimit jugosllav dhe serb, mjekëve dhe arsimtarëve të viteve të 90-ta që shërbyen me përkushtim, diasporës që mbështeti mbijetesën tonë në Kosovë dhe luftën për liri, veprimtarëve të të gjitha subjekteve të prirë nga LDK që mbajtën gjallë institucionet e shtetit të Kosovës nën okupim.Do të jemi gjithherë mirënjohës ndaj shteteve mike të BE-së dhe SHBA-së që na dolën në mbrojtje në ditët më të vështira.Zoti e bekoftë Kosovën në këtë ditë të shenjtë, zoti i bekoftë miqtë e Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.