Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se institucione kredibile të shteteve mike, që kanë ndikim në të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, dëshmuan sot se pohimet e Presidentit Hashim Thaçi se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në Samitin e Berlinit, janë të pavërteta.
Sipas tij, këto deklarime të Presidentit Thaçi janë mashtrim i opinionit, transmeton Klan Kosova.
"Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundërshtim të plotë me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit".
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetit Hoti në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.